Kancelari Kurc u prit me flamur të Letonisë, Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Austrisë (FOTO)
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurc sot është pritur me flamur të gabuar në ceremoninë zyrtare përpara Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
Në vend të flamur të Austrisë, protokolli i Qeverisë, afër Kurcit e ka vendosur flamur e Letonisë.
Flamujt e Austrisë dhe Letonisë janë të ngjashëm, me ngjyrë të kuqe dhe në mes me një shirit të bardhë. Dallimi mes flamurit të Austrisë dhe Letonisë është se flamuri i Letonisë e ka shiritin më hollë, për dallim nga ai i Austrisë që e ka më të gjerë.
Për këtë lëshim, Qeveria e Maqedonisë i ka kërkuar falje Republikës së Austrisë.
“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit Sebastian Kurc në Republikën e Maqedonisë. Lëshimi është bërë nga shërbimi për protokoll në Republikën e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërkaq deri tek ajo ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e Austrisë dhe Letonisë”, thonë nga Qeveria.
Kancelari austriak, Kurc i porositi qytetarët e Maqedonisë: Votoni “për” në referendum (VIDEO)