Haradinaj: FSK është e gatshme për procesin e transicionit në ushtri

Është nder të ju kemi sot. Shërbimi juaj në Kosovë është investim afatgjatë. Është e rëndësishme që të jemi bashkë në të gjitha proceset për vendin dhe rajonin.

Kështu tha kryeministri, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina.

Kreu i ekzekutivit, e njoftoi Shefin e Shtabit, Salvatore Farina, për progresin që e ka bërë Kosova në proceset shtetndërtuese, për progresin në ekonomi dhe në fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe me theks të veçantë, për gatishmërinë e FSK-së drejt tranzicionit të saj në ushtri, si një forcë profesionale, multietnike dhe sipas standardeve të NATO-s dhe një forcë që do të rreshtohet krah ushtrive të paqes, në ofrimin e paqes dhe sigurisë.

Haradinaj, e falënderoi gjeneralin Italian, për kontributin e tij dhënë gjatë shërbimit në Kosovë, si komandant i  KFOR-it, duke i kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të tij dhe të shtetit italian për procesin euroatlantik dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen dhe besimin që i keni dhuruar gjatë mandatit tuaj si udhëheqës i forcave paqeruajtëse në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Italisë në të gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese të vendit”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit, duke theksuar se Qeveria është duke u angazhuar që të fuqizojë partneritetin politik dhe ekonomik me Italinë, duke ofruar ambient të përshtatshëm për investimet direkte të huaja.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina, duke vlerësuar progresin dhe të arriturat e Kosovës në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera të rëndësishme, tha se Italia do të jetë përkrahëse e Kosovës në të gjitha proceset.

Haradinaj e ka nderuar Gjeneralin Farina me medaljen e Skënderbeut, në nderim të kontributit të tij të dhënë, derisa ka pranuar nga Ushtria Italiane medaljen e nderit, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritashëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button