Kurti: Marrëveshje për korrigjim të kufirit kemi edhe me Malin e Zi, por korrigjim jo

Sipas liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” nuk janë “të pa njohura”.

Kurti ka thënë se presidenti Thaçi një marrëveshje për korrigjim kufijsh tanimë e ka bërë, por që siç ka thënë Kurti, ende nuk ka korrigjim.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Kurtit:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur.

Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018.

Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button