Ekolog – ose PO si duhet ose OUT nga Shkëndija

Si shkas për këtë shkrim është humbja e Shkëndijës të enjten në Shkup. Menjëherë në fillim dëshiroj ta bëj të qartë se ky shkrim nuk ka të bëje as me lojtarët, as me trajnerin e as me kualitetin e lojës së treguar.

Ata të gjithë ishin të shkëlqyer, luajtën shumë mirë, trajneri dhe lojtarët treguan se kanë kapacitet dhe e duan klubin. Rezultati dëshpëron, por kështu e ka futbolli, nuk fiton gjithmonë ai që luan më mirë.

Ky shkrim ka të bëj me njerëzit dhe kompaninë që e udhëheqin klubin – Ekologun. Ata janë jo-kompetent dhe kam përshtypjen se nuk kanë asnjë ndjenjë për klubin, për futbollin dhe për sportin në përgjithësi. Si duket sistemi i vlerave të tyre është nga një botë tjetër, ku nuk ka sport ose kulturë, nga një botë ku nuk ekzistojnë vlera jo-materiale. Ndoshta sepse ata njohin profitin dhe PR (public relations). Dhe sikur shqiptarët në Maqedoni, Tetova si qytet dhe i gjithë shteti ku jetojmë të ishte në një stad tjetër të zhvillimit, dëshira për profit do të ishte e kuptueshme dhe normale. Por, edhe në vendet e zhvilluara profiti vjen pasi ke investuar, ke dhënë mund, je përpjekur.

Por të udhëhequr vetëm nga dëshira për profit dhe PR nuk mund të forcohet dhe përkrahet Shkëndija. Shkëndija ka nevojë për përkrahje të mirëfilltë e jo për çallam. Nuk e mohoj e as e nënvlerësoj përkrahjen financiare, pa pare nuk bëhet asgjë, po ne presim më shumë. Presim, sepse vepra e sponsorit shitet si vepër patriotike, si vepër bamirësie dhe dashamirësie për klubin dhe Tetovën.

Ekologu nuk e ndihmon Shkëndijën. E ka ndihmuar në fillim, por jo më. Kjo duhet të thuhet qartë dhe zëshëm, edhe pse shumë qytetarë e respektojnë firmën që e sponsorizon Shkëndijën, shumica nga interesi e dikush ndoshta sepse e përkrahën klubin në një moment të vështirë, por megjithatë duhet të thuhet qartë se nga kjo “përkrahje” sot më shumë përfiton sponsori dhe shumë pak ose aspak klubi.

Vetëm për këtë sezon klubi nga UEFA do të marr së paku 1 milionë e shtatëqind mijë EURO. Ja edhe me numra 1,700,000 EUR (më tepër detaje këtu: https://www.football-coefficient.eu/money/ ). Me këtë shumë të parash, Shkëndija i mbulon tërësisht harxhimet e veta edhe atë duke siguruar rroga të mira për të gjithë e sidomos për futbollistët. Pra nevojitet vetëm menaxhim i mirë. Menaxhim i mirë nënkupton kujdes dhe respekt për futbollistët, përforcime, kushte për trajnim dhe lojë (stadium) si dhe shkollë futbolli. Ky është minimumi. Për më tepër do të shkruajmë herën e ardhshme. E tani pyetni çfarë bën sponsori për Shkëndijën? A keni pyetur? Çfarë harxhimesh mbulon? Çfarë dhe si ndihmon? Kush udhëheq me klubin? Kush sjell vendime? Kush sjell vendime? (me qëllim e shkruaj dy herë).

Ekspertët kush janë? Kush vendos se një lojtar a do të mbetet apo do të largohet? Sa do të paguhen? Sa i nevojiten klubit? Ju që e lexoni, pyeteni veten e pastaj pyetni të tjerët. Unë shkurt do të them – është e turpshme. Do e kuptoni se sa e turpshme është kur do e merrni vesh se kush vendos për fatin e Shkëndijës dhe fatin e futbollistëve. Ja përgjigja: Tigra. Po, po, tigra, ata bishat e rrezikshme të xhunglës. Kështu e quajnë veten ata që vendosin për Shkëndijën. Tigra. Keni dëgjuar për tigra që e kuptojnë lojën dhe biznesin e futbollit? Paska dhe të tillë. Nga tigrat ikin profesionistët.

Dashuria ndaj klubit, dhe dëshira për ta përkrahur dhe ndihmuar tregohet edhe me atë që menaxhimin e klubit do ua lësh njerëzve që kanë dijeni, përvojë dhe kapacitetet e nevojshme për këtë. Prandaj, sponsori po që se vërtetë e do klubin dhe dëshiron ta përkrahe, duhet të largohet nga menaxhimi i klubit ose të përfaqësohet në minimum, Shkëndijën duhet ta udhëheqin profesionistë. Nëse investojnë para, le të kërkojnë llogari në fund, le të kërkojnë rezultate, le të kërkojnë profit, por së pari duhet klubi të profesionalizohet.

Kjo nuk bëhet me amatorë dhe me tigra çallamxhi në menaxhment, por me profesionist. Profesionist ka, dhe të tillë ka pat edhe Shkëndija, por profesionistët duhet mbajtur, nuk duhen larguar, ndërsa pikërisht këtë gabim e ka bë menaxhmenti i klubit deri tani, nëse dikush vlen ata e kanë larguar, duke nisur nga futbollistët e deri te ekspertë për gjetje të futbollistëve të talentuar dhe për shkolla futbolli. I kanë larguar sepse nuk e kuptojnë sportin, nuk e kuptojnë futbollin dhe nuk e respektojnë dijen. Prandaj, edhe një herë në fund theksoj, nuk e nënvlerësoj atë që është bë deri tani, e sidomos përkrahjen në moment kyç, por 1) nuk duhet Shkëndija të mbetet peng i ndihmës në të kaluarën e as peng i amatorëve dhe 2) më pak çallam e më shumë punë e profesionalizëm. Nëse nijetin e kanë të mirë, sponsori “patriot” nuk do ta ketë vështirë, në të kundërtën do të pësoje klubi e do të dëshpërohen fansat.

 

Nga R.A

Autori është i njohur për redaksinë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Shkrim tendencioz, pa fakte per akuzat, dhe me informata gjysmake ose aspak relevante. Sikur te beheshim pak me te realte dhe ti linim anesh “tigrat” e autorit e pohimet qe nuk mbajne, situata reale do te ishte kjo:
    Ekolog eshte sponzori kryesor i klubit, por mos te harojme se klubi sot eshte ne pronesi te pronareve te njejte me Ekolog. Si vlere, fryme dhe histori klubi patjeter se i takon qytetit te te Tetoves, e ne vecanti tifozeve e sportdashesve. Megjithate, para 5 viteve po keta pronare, e po ky menaxhment ishin ata qe moren persiper rrimekembjen e klubit, duke i paguar borxhet, duke investuar ne fasilitete te reja si zyra, veshtore, fanshop, automjete, e mos te flasim per logjistike si qe jane biletat e udhetimeve, rezervimet e hoteleve, akomodimin e lojtareve te huaj, mbledhjet e gjata dhe takimet pa fund me eksperte sportiv dhe shume energji e investuar. Per numra pastaj, eshte jo etike te flasim. Numrat nuk kane fund, dhe me beso, autor i nderuar – nuk eshte bere investim vetem ne vlere materiale por eshte dhene dhe po jepet shume shpirt, shume pasion, shume lodhje, shume nete pa gjum, shume djerse, shume durim, e shume dashuri. Me beso autor i nderuar – te gjitha keto jane vlera!
    Po te vazhdoja me tej, i bie te bej klishé, dhe nuk dua te them se po ky Ekolog qe ju e shani, e solli Shkendijen ketu ku eshe sot!
    Matematika ne kete rast eshte shume e qarte dhe e thjeshte. Gjithsesi, Autori nuk ka informate per Korporatat e medha, menyren se si funkcionojne ato, menaxhimin e korporatave dhe ne pergjithesi ombrrlles se madhe e cila mbulon pastaj kompanite tjera brenda saj. Bazuar ne kete, eshte e kote te debatojme me autorin dhe me te tjeret qe ndajne mendimin e njejte te tij.
    Lexoni me shume, informohuni me shume, edukohuni me shume e te tjrat pastaj vijne vete.

    1. Pjeserisht pajtohem me konstatimin tend se teksti eshte me informata gjysmake dhe jo te konfirmuara. Pajtohem edhe me ate se klubi eshte privat, dhe mund te beje cka te doje, si dhe e shpetoi Shkendine nga c’thurrja.
      Edhe se eshte investuar shume…shume me shume se ajo qe u kthehet nepermjet bonuseve te UEFAse. E per mua si tifoz i flakte, ketu qendron problemi! Investimi, apo parate e harxhuara nuk kane qene te harxhuara ne menyre efikase, pikerisht nga menaxhmenti , qe nonstop nderrohet, jo ishte Nebi Mustafi, Arber Shaqiri, pa erdh Jetmir Bexheti, pa Lulzim Imeri, Abdulmenaf Bexheti, Ibrahim Ramadani (apo thene me mire Fali Ramadani), pa ishin ato keshilltaret e Hashim Thacit, Edi Sejdiu, ne fund u shfaq edhe Visar Bexheti…po shume menaxhera, askush me pervoje sportive, pervec Nebi Mustafit…Fali Ramadani iku ne heshtje a lidhjen e bene me shume buje (gjynah te largohet nje artileri e rende si Fali, qe do kishte bere profit ndoshta edhe me ta madh)… transfera te gabuara , deshtime te pafundme te amatoreve qe duan te bejne menaxherin sportiv..mos te permendi prurjet e argjentinasve, per te larguar Falin, apo Jerbicin i cili erdh, iku per dy jave dhe mori dhjetra mijera euro demshperblim…publiku na eshte pergjysmuar nuk e di edhe une pse…a kur ishim ne rrezik per te ra nga liga , kishim nga 7-8 mije vete ( i nderuar edhe kjo reflektohet tek veprimi i menaxhereve amatore)…Stadioni eshte ceshtje ne veti, i marr me koncesion gati se dy vite nga komuna, asnje hap nuk u be per permiresimin e infrastruktures… edhe keto fakte e largojne publikun nga stadioni.
      Nuk mendoj se dikush tjeter ne Tetove ka kapacitet per ta mbajt Shkendine me financa , pervec Ekologut, dhe uroj qe te jene edhe gjate perkrah Shkendise, por ato te Shqiperise kane nje fjale …le shume per t’u deshiruar kjo lloj udheheqje!!!

  2. Per fat të keq , udhëhejtsit e Shkëndis dhe Ekologit jan CETINSKA. Më vjen keq për z. Lazim Destani, se asht vetëm Mashë apo Element. Dhe qka presim prej Cetinska ( Selak, hajduta…..).
    Po zoti e bekoft z. Lazim Destanin.

  3. Vazhdoj edhe une me iniciale. Teksti nuk eshte negatif. Eshte thirrje per t miren e klubit. Ekologu ka be per klubin ama duhet tboje ma shum. Ka te drejt autori ata kush menaxhon me klubin duhet te ndrohen. Futbaleret lujn shume mire, treneri shume i mire, vetem njerzit e ekologut ne Shkendi sbojn. Haxhi Lazimi ska faj ama ne ti kape pak per veshi njerzit e menaxhmentit. Shyqyr qe ka njerz menguxim haptaz te shkrujn per problemet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button