Përfundoi riasfaltimi i rrugës para Shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar

Ka përfunduar sot rehabilitimi i plotë dhe riasfaltimi i rrugës “Vëllezërit Bllazheski” para Shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar me gjatësi prej 315 dhe gjerësi 9 metra.

Ky investim, siç thuhet në njoftim për media, është pjesë e projektit të realizuar nga ana e Komunës së Gostivarit, me të cilin rehabilitohen  disa rrugë në këtë pjesë të qytetit, me gjatësi të përgjithshme prej mbi 1000 metra dhe me kosto prej mbi 200 mijë euro.

Para riasfaltimit, u bë edhe zëvendësimi dhe rehabilitimi tehoreve të rrugës, si dhe nivelizimi i pusetave, ndërsa krahas rrugës kryesore u asfaltua edhe një rrugicë anësore e quajtur “Rruga 1”, me gjatësi prej 45 metrash dhe gjeërsi prej 4.5 metarsh.

Segmenti, riasfaltimi i të cilit përfundoi sot, është më i gjati në kuadër të këtij projekti, ndërsa do të mbetet për tu riasfaltuar edhe një pjesë e rrugës “18 Nëntori”, respektivisht pjesa prej afër Stacionit Policor deri afër daljes në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”.

Në këtë segment janë para përfundimit punimet për ndërtimin e një linje të ujësjellësit dhe kanalizimit  në gjatësi prej 130 metrash, e që ishte kërkesë e banorëve dhe realizohet para asfaltimit që të mos ketë më pas prerje të asfaltit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button