KSHZ: Nuk ka fantomë, por 5-6 mijë qytetarë kanë adresa të ndryshme banimi

Në Listën Zgjedhore ehe më tej ka votues kontestues, por ky numër nuk është më i lartë se 5-6 mijë. Sipas kryetari të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkovski, Lista Zgjedhore është kategori e cila vazhdimisht ndryshohet dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do te vazhdojnë ta korrigjojnë, njofton Portalb.mk.

“Unë vlerësoj se në Listën Zgjedhore nuk ka të ashtuquajtur fantomë, por ka njerëz që kanë të dhëna të ndryshme në Listën Zgjedhore. Nuk janë shumë pas korrigjimit të bërë në vitin 2016-të kur shumica e institucioneve kanë bërë kontrolle të kryqëzuara, numri është zvogëluar dhe atëherë thanë se ishte rreth 30.000 që kishin probleme të këtij llojit me karakter të ndryshëm, megjithatë, me kohë numri është zvogëluar dhe vlerësoj se tani nuk është mbi 5-6 mijë”, thotë Derkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button