Zhbogar: Gjuha e Koneskit dhe Matevskit do të jetë gjuhë zyrtare në BE

“Qëllimi ynë është që t’i dëgjojmë dhe t’i kuptojmë hallet tuaja në lidhje me procesin e BE-së. Duam që t’i ndajmë përfitimet nga ajo që të jesh vend-anëtar, që të jesh i barabartë me familjen e gjerë, ndërkaq gjuha e Bllazhe Konevskit, Mateja Mitevskit dhe Lidija Dimkovskës, të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian, i përkthyer sikur asnjëherë më parë. Të jemi dëshmitar në interesit më të fuqishëm të kulturës suaj, gjuhës dhe identitetit, që do të rezultojë me përforcim të vetëbesueshmërisë si komb”, porositi euroambasadori, Samuel Zhbogar në fillim të fushatës për serinë e dialogëve me qytetarët “Mendo ardhmërinë bashkë!”, që në disa javët e ardhshme do të zbatohet në disa qytete në vend, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se vendimi i qytetarëve në referendum do të ndikojë në vendin, por edhe në marrëdhëniet e Maqedonisë me Unionin.

“Për atë në fushatën tonë nuk do të flasim për marrëveshjen, ajo është diçka që vetë qytetarët duhet ë vendosin, por njëkohësisht ne duam që t’ua paraqesim qytetarëve se çfarë është BE, si marrëdhënia jonë zhvillohet në të ardhmen, sa duam që ta shohim fillimin e bisedimeve dhe partneritetin tonë që të zhvillohet në të ardhmen dhe gjithçka që do të prezantojmë”, tha Zhbogar.

Në kuadër të fushatës “Mendoje ardhmërinë bashkë!”, Zhbogar me ekipin e tij në disa javët e ardhshme do t’i vizitojnë disa komuna në vend me çka, ashtu siç tha, do t’i afrojë qytetarët e Maqedonisë me vlerat evropiane dhe do t’i dëgjojë drejtpërdrejt hallet e tyre, që duan të përmirësohet në komunën e tyre, që vlerësojnë se BE mund të bëjë diçka më mirë për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button