Fali bijat, motrat e nanat tuaja femën

Le të ti ngjisim krahët engjëll i vogël, po po mbas mijëra herësh që ti kemi këputur.Le të ti ngjisim me pafytyrësine më t’madhe që mban kjo tokë. E pastaj na lër të të qajmë me lotët rrëke që na rrjedhin n’fytyrat plot fasadë dashnie.Në rreshtin e parë na lër të soditemi si qëniet me brenga plot pendim, falje na lër të të kërkojmë, pastaj si hipokrita larg teje t’shkojmë.Na fal bijë, motër, nanë , shoqe e kolege.Mbi të gjitha na fal femër.Që hala vazhdojm me ti qa hallet në vargje, që pabesuëshmërisht rritena në numër për me t’mbështet vujtjet e mërzitë.Nër rrjete sociale, nër tavolina ku plas kafja e cigarja mbas nji debati për drejtat tuja.E mbi të gjitha zemra jote e gjanë le t’falin dhembshuri pafuqisë tonë për me fol n’sallon të shpisë përballë babave e vllaznive, përballë fisit djemnor, e nër dhoma gjumi përballë bashkëshortëve.

Banu e kuptueshme për me njoft qëllimin pa t’keq të mijëra fjalimeve t’njerëzve të randësishëm nër evente t’mdhaja në rang kombëtar e nërkombëtar, më beso femër gjitha për ty janë.Qeshju atyre motrave tuja që vishen e zhvishen tuj sjell nepër gojë drejtën tande t’barabartë me gjininë tjetër, e përkëdhelju paditurinë për vlerat që mbartin n’shoqni e përballë Atij që jetën na ka fal. Mbylli sytë e qaj pa za edhe atëherë kur i sheh që njëlloj si gjinia tjetër jan ba se aq shum i ka verbu koncepti i drejtës së barabartë. Fillo të fajësosh hiç pa u turpnu në radhë t’parë ata nana që hala iu shkojnë mrapa mentaliteteve tuj eduku vajzat që duhet me iu nënshtru vëllezërve tynve në vend se me u mirëkuptu, bërtit e thuaju se pse ata kanë vujt e dine sesi qendron puna e duhet me qel sytë e fëmijët ndryshe me i msu.Mos t’rrisin në vatra tynve djem që për me tregu burrërin duhet me rreh me poshtëru e me urdhëru motrat e tyre , gratë e tyre, bijat e tyre. Se ata bija burrat që kanë përkrah duhet me i dasht prej dashnisë e respektit e jo prej frikës e tmerrit. Merri pak afër e në vesh foli vashave të reja , respekt me pas pak për vedi. Thuaju se fytyrën ua zbukuron veç morali e dinjiteti. E ai moral nuk ka t’bajë me pjesë t’zbulume të trupit, po me turpin, me çka iu strehon shpirti, me rezervimin e intelektin. Jo, jo aspak mos m’keqkuptoni ju që drejtat e grave me pjese trupit jashtë doni ti mbroni.As nuk ju gjykojmë as nuk akuzojmë, thjesht duam t’ndreqim pak botën për vajzat që do zënë vendin tonë.E nëse një ditë keni me pas fatin me u ba nana mos ua tregoni vajzave e djemve tuj sesi drejtat e barabarta i keni mbrojt nër twitera e instagrama, se turp asht e kurrnifare shembulli skeni n’to. At respekt t’bekum që prej meshkujve e kërkoni në radhe t’parë fillon prej mënyres sesi ju vedin tuj e trajtoni e sesi paraqiteni para tynve. Meshkujt e vërtetë nuk kërkojnë nana për fmijët e tynve ata që të tregojn sesi rritet numri i ndjekeseve në rrjetet sociale.Karakterin ndërtojeni jashtë aty ku goja juj flet çka dini e jo postimet pafund për sene që as vetë nuk i kini. Qendroni vlerë, pasuri e amanet në sy e duar t’meshkujve ashtu siç ju ka fal Perëndia.

Jena një hallkë zinxhiri që shoqërinë e drejtojna ama me durt tona prej drejtave privohena.E nëse n’tan kyt shkrim kam përdor fjalën “na” e kam ba se askush nuk asht përfekt, se edhe unë, ti e ajo ka gabimet e veta në çdo aspekt. Nëse sot gjinia femërore vun n’çdo fushë që e rrit e edukon e punëson edhe e rrëthon asht se na s’dimë n’radhë t’parë me dasht vedin që ma vonë me na dasht aj tjetri. E sa i përket atyne djemve që tallen e mashtrojnë e luajnë, mos t’dalin të justifikum me shprehjen e famshme “po kur ajo vetë do pse mas me lujt na “.Trembuni pak prej jetës, mos harroni se n’shpite tuaja rriten motra e bija, e keni nana qe ju kan lind.Nuk do kishit dasht kurr me iu ndodh e njejta gja. A atëherë silluni ka ajo anë e një femër trajtojeni si kishit dasht vete vajzat tuaja me i pa.

Po femër, moj femër e dashtun në fund ulu përballe e shihi n’sy gjith ata baballarë, vllezër e bashkëshortë e thuaju se edhe ti je një rob i gjallë, që merr fryme e n’vena të rrjedh gjak ashtu si ata që ke përballë.

 Kisha dasht me e mbyll me da fjalë profetike plot peshë ; “… Sepse ato(femrat)janë krijuar nga eshtra e kraharorit. Pjesa më e harkuar e kësaj eshtre është ana e sipërme e mesit të saj. Në se përpiqesh për ta drejtuar atë, e thyen, në e lënç siç është, mbetet përherë e harkuar. Prandaj bindiuni këshillës sime për gratë”. Qëndro e bekume ashtu siç je kriju , femër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button