Vietnami: McCain ka ndihmuar “në shërimin e plagëve të luftës“

Senatori amerikan, John McCain ka qenë “simbol i gjeneratës”, i cili ka ndihmuar në “shërimin e plagëve të luftës”, duke shtyrë përpara idenë e normalizimit të marrëdhënieve me Vietnamin, ka thënë ministri i Jashtëm i këtij shteti të hënën, Pham Binh Minh, transmeton Reuters, përcjellë REL.

McCain, ish i burgosur gjatë luftës në Vietnam dhe kandidat për president të SHBA-së më 2008, ka vdekur të shtunën në moshën 81 vjeçare.

“Për Qeverinë e Vietnamit dhe popullin e tij, Senatori McCain ka qenë simbol i senatorëve të gjeneratës së tij dhe të veteranëve në luftës në Vietnam”, ka shkruar Minh në librin e ngushëllimeve në ambasadën amerikane në Hanoi.

“Ka qenë ai, i cili ka drejtuar shërimin e plagëve të luftës dhe normalizimin e partneritetet Vietnam-SHBA”, është shprehur Minh.

McCain ka qenë një nga zërat më të fuqishën për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Uashingtonit dhe ish-armikut të SHBA-së, Vietnamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button