Papa Francois i turpëruar nga abuzimet me të rinjë nga klerikët

Papa Francois thotë se është i turpëruar nga dështimi i Kishës Katolike që t’i adresojë në mënyrë adekuate ”krimet e neveritshme” të abuzimit seksual nga klerikët.

Kryeministri irlandez më herët dërgoi një paralajmërim të fortë drejtë Papës për të marrë një aksion ndaj klerikëve të përfshirë në abuzim ndaj fëmijëve.

Papa i kaloi 90 minuta me abuzuesit në fjalë, dhe raportohet se ai u kishte treguar se e sheh këtë akt si ”ndryësi”.

Vizita e Francois është e para në Republikën e Irlandës në 39 vitet e fundit.

Kjo përkon me Takimin Botëror të Familjeve, një tubim botëror katolik që mbahet çdo tre vjet.

‘Nuk mund të mos e pranoj skandalin e rëndë të shkaktuar në Irlandë pas abuzimit të të rinjëve nga anëtarët e Kishës, të cilët janë të ngarkuar me përgjegjësinë për mbrojtjen dhe edukimin e tyre”, tha Papa drejt udhëheqësve politik në Kështjellën e Dublinit.

”Dështimi i autoriteteve kishtare – peshkopë, eprorë fetarë, priftërinj dhe të tjerë – në mënyrë adekuate për t’i trajtuar këto krime neveritëse, ka shkaktuar zemërim te komuniteti katolik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button