Indi, vazhdojnë vdekjet nga reshjet

Të paktën 12 persona kanë humbur në dy ditët e fundit për shkak të reshjeve në shtetin Madhya Pradesh të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, për shkak të reshjeve që intensitetin e kanë rritur në dy ditët e fundit të paktën 12 persona kanë humbur jetën.

Theksohet se katër nga të vdekurit janë nga e njëjta familje. Nga reshjet në 21 rajone të shtetit lumenjtë kanë dalë nga shtretërit.

Instituti i Meteorologjisë njoftoi se reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Për shkak të shirave munsonë të shtetit indian Kerala që po vazhdojnë 3 muaj këtë vit mbi 400 persona kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button