Tetovë, mësimdhënësit trajnohen për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit

Në Tetovë u organizuan punëtori lidhur me dy fenomene të rëndësishme: Ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, të cilat target grup kishin punonjësit e arsimit. Sipas udhëheqësve të punëtorive, mësimdhënësit janë përzgjedhur me qëllim që të njëjtit të mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në parandalimin e rasteve të kësaj natyre, njofton Portalb.mk

Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi’ ishte tema e punëtorive të organizuara në Tetovë me kuadrin arsimor të shkollave të mesme të qytetit të Tetovës. Punëtoritë janë të  mbështetura nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe përfshijnë rreth 250 mësimdhënës. Sipas njërit nga udhëheqësit e punëtorive, Faik Ademi, të njëjtat janë organizuar me qëllim ngritjen e vetëdijes për të dyja fenomenet, si ekstremizmin e dhunshëm ashtu edhe radikalizmin dhe target grup ka punëtorët e arsimit me qëllim që të njëjtit të mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në parandalimin e rasteve të kësaj natyre.

Faik Ademi Udhëheqës i punëtorisë thotë se “Organizohet një punëtori që ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes tek punonjësit e arsimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmin. Gjatë këtij trajnimi janë paraparë disa sesione të cilat në mënyrë preventive nëse shfaqen raste të kësaj natyre, pasi jemi edhe punëtor të arsimit të parandalohet dhe të mos kemi raste të kësaj natyre, që janë të pa tolerueshme si në shoqëri ashtu edhe në institucionet ku punojmë dhe veprojmë”.

Sipas mësimdhënësit dhe udhëheqësit të punëtorisë Xhevahir Neziri, ky trajnim nuk duhet ndërlidhur me përkatësi etnike apo religjione sepse nuk duhet krijuar stereotipe qoftë ndonjë grupi ose etniteti.

“Trajnimi i sotshëm nuk duhet të ndërlidhet me rajonin, me religjionin, apo me përkatësi etnike dhe ky është qëllimi që nuk duhet të bëjmë stereotipe, të etiketohet ndonjë grup apo ndonjë etnitet.   Mësimdhënësit kemi zgjedhur se ato janë direkt të involvuar me nxënës, dhe e mira është që në këtë trajnim mësimdhënësit do aftësohen që ti hetojnë apo identifikojnë dukuritë devijuese në shkollë.”

Ndërkaq, këto punëtori kanë filluar nga qershori i këtij viti dhe janë realizuar në qytete të ndryshme të Maqedonisë, përfshirë Shkupin, Kumanovën, Kërçovën, Gostivarin, Ohrin dhe të tjerë.

Përndryshe, raporti i vitit 2016 i “Analitika-s” paraqet një deklaratë të presidentit Ivanov, më 22 qershor të po atij viti, se, 11o luftëtarë nga vendi ndodheshin në Siri, dhe prej të cilëve 25 ishin raportuar të vrarë. Po ashtu, grupi “Soufan” ka  17 raporte të identifikuara që sugjerojnë se së paku 875 luftëtarë kanë udhëtuar në Siri nga Ballkani, me luftëtarë që vijnë nga të paktën shtatë vende të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button