Bela akuzon Pollozhanin për keqpërdorime

Aktivisti, Valon Bela, akuzon rektorin e Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhanin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqpërdorim të mjeteve financiare, punësimet në 4 sy (pa konkurse publike), mosrepsektim të ligjeve dhe rregulloreve gjatë punësimit, korrupsion, familjarizëm dhe kronizëm, njofton Portalb.mk.

Ai sot ka njoftuar se ka dorëzuar dokumentacion në institucionet të cilat hetojnë krimin, korrupsionin dhe veprat penale, në lidhje me akuzat në fjalë.

“Në konsultim me juristët e vendit unë sot përfundova dorëzimin e të gjithë dokumentacionit (që implikon vepra të rënda penale). Këto janë vetëm disa nga shkeljet që kanë pasoja juridike dhe të cilat do të manifestohen me kallëzime penale nga ana e institucioneve përkatëse.”, shkruan Bela në “Facebook”.

Sipas Belës, rektori i UNT-së Aziz Pollozhani dhe dekani i Shkencave Sociale si dhe prodekan i Financave Rizvan Sulejmani do të përballen me institucionet relevante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button