Dimitrov: SHBA qëndron mbrapa rrugës euroatlantike të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, këtë javë ka zhvilluar takimin treditor në Uashington të SHBA-ve. Në Stejt Departament, ai ka realizuar takim zyrtar me sekretarin shtetëror, Majk Pompeo, ndërkaq ka pasur edhe një sërë takimesh edhe në Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Të hënën ai është takuar me senatorin republikan Bob Korker, ndërkaq sot në Senat edhe me Xhen Shahin dhe Xhim Rish, anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme. Takim ka pasur edhe me Mira Rikardel, zëvendës këshilltare për siguri nacionale e presidentit amerikan, Donald Trump, njofton Portalb.mk.

Në të gjitha takimet me ekspertët dhe politikanët amerikanë, ai ka marrë mbështetje të fuqishme të rrugës euroatlantike të Maqedonisë me mundësi historike që na ofrohet me Marrëveshjen me Greqinë dhe ftesën e marrë për hyrje në NATO.

Dimitrov ka theksuar se porosia themelore e Pompeos është një inkurajim i madh.

“Koha e vizitës është shumë indikativ. Në nëntor të vitit të kaluar unë jam takuar edhe me sekretarin paraprak, Reks Tilerson. Ajo që kjo vizitë është pak para fillimit të fushatës për referendum, të caktuar për më 30 shtator, është porosi se Amerika qëndron mbrapa rrugës euro-atlantike që Maqedonia e ka zgjedhur dhe se e përkrah mbylljen e çështjes së fundit bilaterale të Maqedonisë – Marrëveshjen me Greqinë në Prespë. Amerika i përkrahë përpjekjet e Maqedonisë për hyrje në NATO, dhe se ajo është për të mirën e rajonit, neve, interesat amerikan, por dhe stabilitetit Ballkanik. Një inkurajim i madh, ajo ishte porosia kryesore”, tha Dimitrov për MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button