Për BE-në dhe SHBA-në referendumi është zgjedhje mes së ardhmes dhe izolimit

Lëshimi i mundësisë së vetme për avancim, izolim, stagnim dhe nacionalizëm ose perspektivë dhe të ardhme euroatlantike me benefite konkrete si sundimi i së drejtës, më shumë vende të mira të punës, tërheqje për investitorët e jashtëm. Këto janë dy koncepte mes të cilave që sipas përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të duhet të zgjedhin qytetarët e Maqedonisë në referendumin e ardhshëm të caktuar më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.

SHBA jep përkrahje dhe pret referendum të suksesshëm. Në linjë të njëjtë është edhe Bashkimi Evropian.

“Referendumi është akti më i lartë demokratik dhe pasqyrim i ndarjes së qytetarëve për të ardhmen e shtetit”, kështu u tha në bisedën e djeshme telefonike me kancelarës gjermane, Angela Merkel me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Porosia e komisarit për zgjerim, Johanes Han është që qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën për votë që ta formojnë të ardhmen e tyre të shtetit.

“Zgjedhja është mes mbajtjes së koncepteve të vjetra nacionaliste dhe pranimit të ardhmes së shtetit me reforma dhe eurointegrime në NATO dhe BE. Qytetarëve u mbetet të vendosin se a do të materializohet ose jo kjo perspektivë me të gjitha benefitet konkrete”, tha Han në një deklaratë për MIA-n.

Eurodeputeti Rajnhard Butikofer në takimin e djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev tha se shpreson se Maqedonia do ta shfrytëzojë mundësinë e referendumit dhe të votojë për të ardhmen e vendit. Njëkohësisht porositi se referendumi është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Maqedonisë, por edhe për të ardhmen e rajonit dhe BE-së.

Sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel në takimin e djeshëm me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë është historike dhe se pret referendum të suksesshëm.

“Dua të uroj për marrëveshjen historike që e ka arritur Maqedonia dhe Greqia në Prespë dhe e di se ministri Dimitrov luan rolin e arkitektit në këtë marrëveshje. Gjithashtu presim edhe referendum të suksesshëm më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button