10 stile prindërimi rreth e përqark botës!

Idetë tona rreth menyrave më të mira për të rritur fëmijët rrjedhin kryesisht nga kultura jonë. Mënyra si jemi rritur, vlerat që na janë dhënë dhe normat kulturore që kemi deshmuar ndikojne ne menyren  se si i rrisim fëmijët tanë, shkruan Bordo.al.
Jo çuditërisht, prindërit nga pjesë të ndryshme të globit kanë ide të ndryshme rreth asaj se si të rritet brezi i ardhshëm. Këtu janë disa nga dallimet në stilin e prindërimit nga e gjithë bota.

 

Bebet ne Danimarke

Prindërit në Danimarkë shpesh parkojnë karrocat në  trotuar dhe lënë fëmijën e tyre për të fjetur jashtë ndërsa ata gëzojnë një vakt në një restorant. Shumë nga karrocat e tyre kanë vëzhgues të teknologjisë së lartë në mënyrë që prindërit ti hedhin një sy fëmijëve të tyre ndërsa janë duke pirë apo ngrënë në  ambiente të mbyllura.

 

Bebet në Norvegji dremisin jashtë.Është një praktikë e zakonshme në vendet nordike që foshnjat të dremisin jashtë. Prindërit në Norvegji, Suedi dhe Finlandë besojnë se gjumi jashtë ofron përfitime shëndetësore. Edhe në motin nën ngrirje, foshnjat shpesh lidhen  dhe vendosen në karrocën e tyre për një pushim në temperatura të ftohta. Prindërit besojnë se është më mirë që fëmijët të kenë ajër të pastër pasi zvogëlon rrezikun e tyre për tu ftohur ose për ti zënë gripi.

Fëmijët në Finlandë marrin pushime te shpeshta  nga shkolla
Në Finlandë, femijet që janë në fillore  marrin një pushim 15 minutash çdo 45 minuta. Me pushime më të shpeshta për të lëvizur dhe për të luajtur, fëmijët finlandezë mendohet të jenë në gjendje të përqendrohen më mirë në punën e tyre.

Fëmijët në Hong Kong, Indi dhe Tajvani qëndrojnë zgjuar deri vonë
Prindërit në mbarë botën kanë ide të ndryshme se kur fëmijët duhet të shkojnë për të fjetur. Ndërsa prindërit në Zelandën e Re dhe Australi i vendosin femijët në  gjumë rreth orës 7:30, prindërit në Hong Kong, Indi dhe Tajvan i vendosin fëmijët e tyre në gjume rreth  orës 10:00 te darkës.

 

Fëmijët në Itali shijojnë verë gjatë darkës.
Në Itali, dhe në shumë vende të tjera evropiane, është pranuar që fëmijët më të rritur dhe të rinjtë të shijojnë verën ose alkoolin me familjen gjatë darkës. Edhe pse mosha ligjore për të blerë alkool është 18 në shumicën e vendeve të Evropës, një pije me mbikëqyrje familjare nuk shihet si shqetësuese.

Fëmijët në Suedi nuk ndëshkohen fizikisht.
Suedia u bë vendi i parë që ndaloi rrahjet e fëmijìve në vitin 1979. Kjo do të thotë se brezi i parë i fëmijëve që asnjëherë nuk u ekspozuan ndaj  ndëshkimit trupor tani janë vetë prindër. Qëkur Suedia ndaloi ndëshkimin  trupor,, lista e vendeve që ndalojnë ndëshkimin e fëmijëve me shuplaka  vazhdon të rritet. Aktualisht, 52 shtete të tjera u ndalojnë prindërve të përdorin ndëshkime fizike për fëmijët.

 

Fëmijët në Francë i shijojnë ushqimet
Nuk ka të  ngjarë të gjeni fëmijët francezë që nxitojnë kur konsumojnë një vakt që ta mbarojnë të parët. Fëmijeve në  shkollat franceze u jepet një minimum prej 30 minutash për të ngrënë drekën e tyre. Shumë shkolla ofrojnë kohë më të gjatë për t’u ulur në tryezë dhe pushimet e drekës shpesh pasohen nga koha e lirë e lojës. Koha e drekës është një mundësi për tu shoqeruar me të tjerët dhe për të provuar ushqime të reja.

Nënat në Bullgari marrin 410 ditë leje lindjeje.
A keni dëgjuar ndonjëherë te marresh  410 ditë leje lindjeje  nga puna pas lindjes se nje femije? Ne  Bullgari, kjo është ajo që u ofrohet të gjitha nënave të reja. Nënat kanë të drejtë  90 % të pagës së rregullt para dhe pas lindjes së fëmijës së tyre. Dhe pas gjashtë muajve, kohëzgjatja e lejes së lindjes mund të transferohet tek babai i fëmijës.

 

Fëmijët në Japoni e perdorin transportin publik vetem.
Fëmijët në Japoni shihen duke përdorur transportin publik vetëm që në moshë të re. Prindërit  Japonezë besojnë se është e rëndësishme  që fëmijët të fitojnë aftësitë që atyre u nevojiten për të gjetur vetë rrugën e tyre dhe të jenë të pavarur.

Fëmijët në Lihtenstein e  fillojnë shkollën në moshën 7 vjeçare.

Ndërsa në Britani dhe në Australi prindërit i dërgojnë fëmijet e tyre në shkollë duke filluar nga mosha 4 vjeçare prindërit nga Lihtenshteini i dërgojnë fëmijët në shkollë në moshën 7 vjeçare. Fillimi më i vonshëm në shkollë nuk duket se ngadalëson zhvillimin arsimor të fëmijëve të tyre madje Lihtenshteini pretendon të ketë një shkallë shkrimi e leximi më të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button