Ademi: Nuk do të financohen projekte të cilat nxisin nacionalizëm dhe ndarje etnike

Ringjallja e kulturës në të gjitha pjesët e Republikës së Maqedonisë, ndërsa veçanërisht në mjediset më të vogla, punonjës kulturorë të cilët janë të lumtur dhe institucione të cilat nuk do të reflektojnë nacionalizëm…Këto janë një pjesë e prioriteteve të ministrit të Kulturës Asaf Ademi, të cilat i prezantoi pasdite në takimin me gazetarët.

Ai sqaroi se nuk do të financohen projekte të cilat nxisin nacionalizëm dhe ndarje etnike dhe shtoi “nëse duam të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë në atë duhet të kemi kujdes”, transmeton MIA.

Duke iu përqendruar në manifestimin e ardhshëm “Valë e re kulturore”, i cili do të zgjasë nga 1 shtatori e deri më 15 tetor, potencoi se ka përfunduar konkursi për pjesëmarrje në financimin e projekteve, ndërsa në Ministrinë e Kulturës kanë mbërritur 464 aplikime. Për manifestimin, sqaroi do të destinohen 20 milionë denarë, ndërsa për momentin mban mbledhje komisioni i cili do t’i shpërndajë këto mjete. Më 1 shtator duhet të publikohen institucionet që do të marrin mjete.

Ademi theksoi se punojnë në ligjin e ri për kulturë, i cili ka emër të ri dhe do të quhet ligji për interes publik në kulturë, si dhe për ligjin e ri për trashëgimi kulturore.

Do të zgjidhen anëtarë të rinj të komisioneve për programin vjetor të Ministrisë së Kulturës, të cilët, sipas Ademit, do të duhet të jenë moralisht të pastër dhe nga besimi. Ai paralajmëroi mënyrë t[ re të financimit të programeve vjetore, për të cilat mendojnë të jetë dy herë në vit.

Ministria e Kulturës në të vërtetë nuk është lehtë të menaxhohet dhe kanë mbetur shumë probleme dhe duhet të zgjidhen. Duhet të kontrollohet ka kua kriminalitet në institucionet. Do të jem i lumtur nëse emri im nuk është pjesë e ndonjë skandali. Do të përpiqem të jep transparent me të gjithë dhe t’u ndihmoj të gjithëve. Qëllimi ynë është që të ringjallet kultura në të gjitha pjesët e Maqedonisë, shtoi Ademi në takimin me gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button