Tramp: Nëse nuk ka marrëveshje, kryeministri i Izraelit do të quhet Muhamed

Presidenti amerikan Donald Tramp, në takim me mbretin e Jordanisë deklaroi se Izraeli do të ketë kryeministër, i cili do të quhet Muhamed, nëse nuk ka zgjidhje për konfliktin palestinezo-izraelit.

Kanali televiziv izraelit 10 sot publikoi se Trampi këtë e ka deklaruar në një ton gjysmë-shakaje, në Shtëpinë e Bardhë në qershor gjatë vizitës së mbretit jordanez, pasi që mbreti Abdulla ka thënë se shumë të rinj dëshirojnë “një shtet me të drejta të barabarta”.

Televizioni thekson se Trampi i ka thënë mbretit Abdulla se nëse nuk arrihet marrëveshje mes palestinezëve dhe izraelitëve, për disa vite Izraeli do të ketë kryeministër që do të quhet Muhamed.

Kanali 10 kumtoi se kjo është konfirmuar nga ish-persona zyrtarë izraelitë dhe amerikanë që kanë marrë pjesë në mbledhje, si dhe ambasada jordaneze në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button