Ndiqeni LIVE, ditën e Arafatit

Dita e Arafatit është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe, një ditë para ditës së Kurban Bajramit. Kjo ditë është mirë që të agjërohet dhe njëkohësisht të shtohen veprat e mira, lutjet tona te Allahu i Madhëruar, pasi ka shumë mundësi që ato të na plotësohen.

Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve.

Ditë e Arafatit mund ta ndiqni drejtpërdrejt më poshtë:

Profeti Muhammed (a.s) ka thënë:

Haxhi është Arafat- Arafati fillon në kohën e namazit të Drekës, kur dielli është në zenit dhe përfundon me perëndimin e Diellit.

Muhammedi më tutje thotë:

Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është:

“ La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir”.

Ritheksojmë, se dita e Arafatit, është nesër (E hënë) me 20 gusht, pra kushdo që dëshiron të agjëron këtë ditë duhet ta len syfyrin sot, pasmesnate, në imsak.

Ndërsa, me 21 gusht (e martë) të gjithë besimtarët myslimanë festojnë festën e Kurban Bajramit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP