ARM ngriti në detyrë nëntë gra

Nëntë gra në Armatën e Republikës së Maqedonisë këtë vit u ngritën në detyrë, ndërsa pas një kohe të gjatë një pjesëtare e gjinisë femërore është promovuar në gradën kolonele.

Tre pjesëtare të gjinisë femërore ishin ngritur në detyrë në gradën e  nënkoloneles, njëra në majore, dy në gradën kapitene dhe dy në grada më të larta nënoficere.

Офиерка на АРМ

Në forcat ushtarake, të cilat kujdesen për sigurinë e qytetarëve të vendit ka gjithsej 903 oficerë, prej të cilëve 124 janë gra, gjegjësisht 13,7 për qind. Nga gjithsej 1.610 nënoficere, 179 janë gra, që është 11,6 për qind.

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në bisedë për MIA-n thotë se Ministria e Mbrojtjes e promovon përfaqësimin gjinor edhe horizontalisht edhe vertikalisht dhe shton se secila nga pjesëtaret e ARM-së të cilat janë ngritur në detyrë plotësisht i kishin përmbushur kushtet për ngritje në dytë dhe kishin treguar se kjo nuk është e paarritshme për gra.

Офицерка на АРМ

“Kisha kënaqësinë e veçantë që në vitin e parë të mandatit tim e kemi gruan e  parë pilote në armatë. Sfida më e madhe është që të rritet interesi për profesionin ushtarak ndërmjet grave dhe të promovohet përfaqësimi gjinor. Për këtë është e rëndësishme që këtë vit pas nesh mundëm të arrijmë rekordin prej 50 për qind të përfaqësimit të grave te kadetët e pranuar në Akademinë Ushtarake. Me këtë shkatërrohet stereotipi i deritanishëm se ushtria është profesion i burrave. Qëndrimi ynë është se shërbimi ushtarak nuk është vetëm profesion i burrave dhe ajo që definon ushtarin e mirë është disiplina, njohuria, përkushtimi dhe qëndrueshmëria, e jo gjinia. Angazhohemi që kjo të jetë valuta për sukses në kuadër të Armatës së Republikës së Maqedonisë”, thekson ministrja e Mbrojtjes Shekerinska, e cila është gruaja e parë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Офицерка на АРМ

Thotë se për të është sfidë të jetë në këtë pozitë she shpreh krenari për shkak të asaj që Maqedonia gjatë mandatit të saj e fitoi ftesën e shumëpritur për anëtarësim.

“Republika e Maqedonisë për herë të parë ka një grua në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Për mua kjo është sfidë, por nuk është hera e parë që unë bëj pjesë në shkeljen e tabuve dhe të ashtuquajturave “kulme të qelqta”. Qëllimi im është që të jem ministrja më e mirë e Mbrojtjes dhe t’i arrij rezultatet të cilat qytetarët i presin nga unë. Jam krenare që pikërisht në mandatin tim arritëm të sigurojmë ftesën për në NATO. Jam krenare që sollëm dy dokumentet strategjike në mbrojtje, të cilat pararendësit e burra i vononin. Jam krenare që një grua arriti të sigurojë më shumë mjete për mbrojtje dhe rritje prej 10 për qind të pagave në ARM”, thekson Shkerinska.

Thekson se stereotipet dhe paragjykimet nuk thehen me fjalë por me rezultate.

офицерка на АРМ

Ministria e Mbrojtjes intensivisht po punon në përfaqësimin gjinor të strukturave të saja, që duhet të arrihet edhe në nivel të të gjitha organeve shtetërore, pasi Maqedonia e ratifikoi Konventën e Stambollit.

Прослава на АРМ-Шекеринска Говор

Ajo shton se në frymën e Rezolutës së KB-së 1325, në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes ishte formuar grup i punës prej ekspertëve i cili përgatiti  Udhëzime gjegjësisht procedurë interne  për mbrojtje nga shqetësimet e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me aktivitetet për parandalim të diskriminimit gjinor, ministrja thekson se ekziston mekanizëm për preventivë të këtyre dukurive negative, si dhe sistem për parandalimin e incidenteve nga ky karakter dhe sanksione për kryesit e incidenteve.

“Qëllimi nuk është që unë si grua t’i theksoj këto probleme gjatë mandatit tim, por që të krijohen kushte për vazhdimësi në  kuadër të përfaqësimit gjinor dhe perspektivat gjinore në Armatën e Republikës së Maqedonisë”, thekson ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska për MIA-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP