Shekerinska: MM do të akordojë 60 milionë denarë për fushatën e referendumit

Ministria e Mbrojtjes do të vendosë në dispozicion diç më pak se 60 milionë denarë për fushatën e referendumit në vijim për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Ditën e hapur të ARM-së për qytetarët me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë – 18 Gushti, transmeton Mia.

“Ministria e Mbrojtjes është njëra nga ato e cila më së shumti duhet të jetë e interesuar për prioritetin tonë strategjik dhe nga sektori ynë për financa dërguam informacion se në dispozicion po vendosim diç më pak se 60 milionë denarë, të cilat ishin planifikuar për aktivitete të ngjashme, por të cilat vlerësojmë se është më mirë t’i shfrytëzojë Kuvendi, e jo ne individualisht”, tha Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Theksoi se në seancën e ardhshme qeveritare, e cila siç tha, do të mbahet të mërkurën në mëngjes,  zyrtarisht  do të përcaktohet shuma e cila do të ndahet për fushatën e referendumit në vijim.

“Ajo që është e qartë është se praktikisht Qeveria nuk dëshiron të jetë aktori kryesor, për shkak  se Kuvendi  është ai i cili e solli vendimin për referendum dhe me këtë do të tregojmë se Qeveria nuk ka agjendë politike ose partiake, por se me të vërtetë në këtë çështje është e koncentruar në interesin kyç të Republikës së Maqedonisë – të mos jetë shtet i izoluar, të jetë shtet me perspektiva, të bëhet anëtare e NATO-s dhe t’i fillojë bisedimet me BE-në”, tha ministrja e Mbrojtjes në Ditën e hapur të ARM-së për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP