Ministria e Shëndetësisë: Insulina në Maqedoni është me afat të rregullt përdorimi

Në Republikën e Maqedonisë nuk ka insulinë, e cila është me afat të shkurtër, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me shkrimet në një pjesë të mediave lidhur me gjoja afatin e shkurtër të përdorimit të terapisë së insulinës, për shkak të shpjegimit të opinionit të gjerë në Maqedoni, ndërsa posaçërisht për informim  plotësues të pacientëve të cilët përdorin terapi insuline, transmeton Medial.mk.

“Të gjithë pacientët të cilët janë në terapi insuline marrin terapi insuline e cila harxhohet për qëllime individuale dhe për periudhë prej 28-30 ditë. Me përgjegjësi pohojmë se nuk ka insulinë në Republikën e Maqedonisë e cila është me afat të shkurtër. Apelojmë dhe bëjmë thirrje, që në qoftë se pacientët të cilët janë në terapi insuline kanë dëshmi të tillë se u është dhënë insulinë me afat të shkurtër, menjëherë të reagojnë në Ministrinë e Shëndetësisë”, qëndron në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Njëherit, thuhet se insulina, e cila është me afat kohëzgjatjeje deri më 30.09.2018 është harxhuar në muajin korrik. Nga 15.08.2018  tanimë janë siguruar dhe po distribuohen insulinat “Novorapid” me afat kohëzgjatjeje më shumë se 12 muaj. Çdo seri e të gjithë llojeve të insulinës është regjistruar me sasi dhe afat kohëzgjatjeje.

“Njëkohësisht, dëshirojmë të potencojmë se më 15.08.2018 Ministria e Shëndetësisë e filloi procedurën për furnizim publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave për matje të sheqerit dhe pompa insuline me material shpenzues, për periudhën Shtator 2018 – Shtator 2020”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP