“Bombë”, Jankulloska për fushatë partiake ka kontrolluar nëse gruaja e Cërvenkovskit ka shtëpi në Kroaci

Me kërkesë të shefit të atëhershëm të Kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protogjer, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në vitin 2011, i ka shfrytëzuar lidhjet e saja, gjegjësisht fuqinë dhe ndikimin si ministër, dhe ka kontrolluar nëse është e saktë se gruaja e liderit të atëhershëm të LSDM-së, Brano Cërvenkovski, Jasna, ka shtëpi në Korçulla të Kroacisë, njofton Portalb.mk.

“Patjetër ta kontrollosh nëse Jasna ka shtëpi në Korçullë, kjo mund të bëjë përmbysje në fushatë, dhe shih shpejtë, pasi që më presin nga “Dnevnik” t’i tregoj”, i thotë Protogjer, Jankulloskës.

Ajo, ashtu siç thotë, ka kërkuar shërbim nga personat e në Serbi, të cilët fillimisht kanë konstatuar se atje jeton një familje me të njëjtin mbiemër, ndërkaq më pas ka konstatuar se janë familje.

Këto informata, VMRO-DPMNE i ka shfrytëzuar në fushatë duke e akuzuar Cërvenkovskin se shtëpinë e ka blerën ë vitin 1997 me para të pista.

“Bombë”, Jankulloska dhe Protogjer: Patjetër t’i padisim gazetarët, nuk mund të luftojmë me A1

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP