Tramp: Nuk do t’i paguajmë asgjë Turqisë për lirimin e Bransonit

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja “nuk do t’i paguajë asgjë” Turqisë për lirimin e priftit amerikan Endrju Branson. Tramp e quajti Bransonin ”  peng të madh patriotik”.

“Asgjë nuk do të paguajmë për lirimin e një personi të pafajshëm”, theksoi Tramp në Tuiter.

Shtëpia e Bardhë dje i bëri thirrje Turqisë ta lirojë Bransonin që të qetësohen tensionet diplomatike dhe ekonomike ndërmjet dy shteteve.

Lira turke sot u zvogëlua në 5,86 lira për një dollar prej 5,1 lira nga më parë për një dollar sepse investitorët analizojnë paralajmërim të ri të SHBA-së sipas të cilit Turqia mund të presë sanksione ekonomike shtesë nëse nuk e liron priftin amerikan Bronson.

Lira u dobësua 35 për qind përkundër dollarit këtë vit që është në masë më të madhe pasojë nga përkeqësimi i marrëdhënieve  ndërmjet dy aleatëve të NATO-s për shkak të arrestimit të Branson në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button