Liberalizimi i vizave për Kosovën në agjendën e Komitetit LIBE më 29 gusht

Komiteti parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian më 29 gusht e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, ka bërë të ditur raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, në një bisedë telefonike me ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në bisedë Sholtes e ka shprehur optimizmin e vet që Kosova do të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje, duke ofruar mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, ministrja Hoxha e ka informuar deputetin Sholtes se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet. Sipas kumtesës së Ministrisë që ajo drejton, Hoxha ka theksuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë.

Ajo e ka njoftuar raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave, të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetarëve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave, si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP