Një 20 vjeçar nga Hotla ka humbur jetën pasi që me automjet është përplasur në një shtyllë betoni

Njëzetvjeçari M.A. banor i fshatit Hotël, në Komunën Likovë, ka ndërruar jetë mbrëmë në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, pasi që duke drejtuar automjetin Ford Fokus me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni, me ç’rast ka marrë lëndime serioze.

MPB informoi se pas aksidentit ai së bashku me bashkudhëtarin A.E. janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë, ndërsa pas ndihmës së dhënë, për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Me urdhër të Prokurorit publik trupi i M.A. është dërguar në autopsi. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer SPB Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button