Me kursimet nga udhëtimet dhe darkat zyrtare do të financohet fushata e referendumit

Fushata e referendumit do të jetë informative dhe do të financohet nga kursimet e buxhetit. Mjetet do të tërhiqen nga zërat për reprezentacione të ministrave dhe zërat tjerë, ku ka kursime. Për këtë qëllim, ditët e ardhshme ministritë deri te Ministria e Financave duhet që të dorëzojnë informata rreth mjeteve që mund t’i japin, njofton Portalb.mk.

“Fushata do të jetë informative. Të gjithë qytetarët do t’i informojmë për përfitimet nga Marrëveshje e Greqisë. Vlerësojmë se çështja e referendumit është shumë e rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë dhe se në këtë mënyrë hapim rrugë për Maqedoninë evropiane”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Deri më tani, ta ai, për përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale janë harxhuar vetëm 100 euro nga buxheti i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button