Keni lindur jashtë Shqipërisë? Regjistroheni përmes SHKO

Të gjithë qytetarët që kanë lindur jashtë Shqipërisë nuk do të humbasin më kohë për regjistrimin e fëmijëve, pasi mund t’i drejtohen Shërbimit Konsullor Online, njofton TCH.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale shpjegon dhe hapat se si duhet të veprojnë shqiptarët për të pasur sa më shumë lehtësira.

“Fëmija juaj ka lindur jashtë Shqipërie dhe duhet ta regjistroni? Mos humbisni kohë ndiqni 3 hapat e procedurës për këtë regjistrim: Apliko online. Dërgo dokumentet me në Konsullatën më të afërt. Konsulli bën verifikimin ligjor të dokumenteve. Regjistrimi është pa pagesë”, thuhet në postimin e MEPJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP