Pavarësia në gjyqësor, ministri i Drejtësisë duhet të privohet nga anëtarësia në Këshillin Gjyqësor

GREKO rekomandon që ministri i Drejtësisë, edhe pse nuk ka të drejtë vote dhe nuk merr pjesë nëpër seancat e Këshillit Gjyqësor, duhet që të privohet edhe me ligj anëtarësia e tij me qëllim që të përforcohet pavarësia e gjyqësisë, shkruan Portalb.mk.

Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GREKO), i cili është trup i Këshillit të Evropës, në raportin e fundit rekomandon që me qëllim të përforcimit të pavarësisë së gjyqësisë, ministri i Drejtësisë duhet që të privohet nga anëtarësimi sipas detyrës zyrtare në Këshillin Gjyqësor.

“GREKO rikujton se ky rekomandim pjesërisht është implementuar. Janë përgatitur amendamente kushtetuese dhe të njëjtat ishin në Kuvend, që të ndryshohet përbërja e Këshillit Gjyqësor në mënyrë që më nuk do të përfshihet ministri i Drejtësisë. Këshilli duhej që të përbëhej nga 15 anëtarë: 10 anëtarë do t’i zgjedhnin gjykatësit nga radhët e tyre, 3 anëtarë do të zgjidheshin nga Kuvendi dhe 2 anëtarë do të propozoheshin nga presidenti i Republikës, ndërkaq më pas ata do të zgjedheshin në Kuvend. Ndryshime të ngjashme kanë ndodhur në fazën e përgatitjes së ligjit për Këshillin Gjyqësor, me qëllim që të shfuqizohet anëtarësimi i ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të Gjykatës Supreme në Këshillin Gjyqësor”, thonë nga GREKO.

Këshilli Gjyqësor
Këshilli Gjyqësor

Nga ana tjetër, autoritet e Maqedonisë kanë theksuar se edhe pse për momentin nuk ka plane për revizion të Kushtetutës, në praktikë ky rekomandim plotësisht është implementuar, pasi që ministrat e Drejtësisë në dy qeveritë e fundit nuk kanë marrë pjesë në punën e Këshillit Gjyqësor.

“Për shembull në periudhën 2016-2017, Këshilli Gjyqësor ka mbajtur gjithsej 54 seanca dhe ministri i Drejtësisë nuk ka marrë pjesë në asnjërën prej seancave. Gjithashtu, në dhjetor të vitit 20170të, Kuvendi e ka miratuar ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshillin Gjyqësor, sipas së cilit, ministri i Drejtësisë është privuar nga e drejta për votë në Këshillin Gjyqësor”, kanë thënë autoritetet nga Maqedonia.

Megjithatë, GREKO e ka marrë parasysh atë që e kanë thënë autoritetet, por “i vjen keq për faktin që amendamentet kushtetuese janë në dhe se nuk a gjasa që të largohet tërësisht ministri i Drejtësisë nga Këshilli Gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

“Autoritetet thirren në miratimin e legjislativave, e cila nuk i jep të drejtë vote. Sipas pikëpamjeve të GREKO-s, kjo në thelb nuk e ndryshon situatën edhe në raportin për evaluim tanimë është vërejtur se ministri e ka humbur të drejtën e votës në lidhje me emërimin e gjykatësve”, thonë nga GREKO.

Pas kritikave të GREKO-s, ka reaguar edhe Qeveria e Maqedonisë, duke thënë që është përgatitur plan aksionar i cili ka të bëjë me rekomandimet e GREKO-s, ndërkaq për mos-realizimin e rekomandimeve ajo akuzoi qeverinë paraprake.

“Qeveria e Maqedonisë i ndjek dhe i analizon gjetjet e të gjitha trupave ndërkombëtar dhe në bazë të këtyre gjetjeve ndërmerr hapa përkatës. Në lidhje me rekomandimet e GREKO-s, Qeveria është plotësisht e përkushtuar që t’i zbatojë, që është e dukshme nëpërmjet zbatimit të tre rekomandimeve të cilat kanë të bëjnë me Qeverinë në periudhën për vetëm një vjet, për dallim nga pushteti i kaluar e cila është përgjegjëse për gjendjen e korrupsionit për periudhën 2013-2016 dhe ka zbatuar vetëm tre rekomandime. Në pjesën e rekomandimeve të cilat kanë të bëjnë me Qeverinë, për një vit, janë implementuar tre rekomandime të reja, para se gjithashtu ndryshimet janë bërë në ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe në ligjin për gjykata. Është përgatitur plan aksionar në rekomandimet tjera të GREKO-s nga rrethi i katërt i evoluimit të Maqedonisë të cilat kanë të bëjnë me të gjitha institucionet e përmendura. Prej 13 rekomandimeve të ngelura të cilat duhet që të implementohen, vetëm dy janë për Ministrinë e Drejtësisë”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.

Ndryshe, GREKO, në raportin e tij të fundit për Maqedoninë ka vlerësuar se “nuk ka përparim të prekshëm” te deputetët, gjykatësit dhe prokurorët në fushën e luftës kundër korrupsionit. Ky trup vlerëson se rezultate në Maqedoni janë “dukshëm dëshpëruese” dhe i fton autoritetet të ndërmarrin masa konkrete në lidhje me 19 rekomandimet të cilat janë dhënë përpara katër vite e gjysmë dhe janë zbatuar vetëm 6.

LEXO: Lufta kundër korrupsionit, GREKO: Maqedonia pa përparim të prekshëm

Antikorrupsioni i Këshillit të Evropës i pakënaqur me deputetët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button