Nadal fiton titullin e 80-të ATP në karrierë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal në turneun ATP të serisë Masters 1000 në Toronto, në ndeshjen finale mposhti grekun Stefanos Tsitsipas për të fituar titullin e 80-të në karrierë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më parë, Tsitsipas mposhti tenistët Dominic Thiem, Novak Gjokoviç dhe Alexander Zverev, por u mposht nga Nadal.

Pas një ore e 42 minuta lojë, Nadal doli fitues me 6:2 dhe 7:6 dhe kështu fitoi titullin e pestë këtë sezon.

Ky është titulli i 33-të i spanjollit në serinë Masters 1000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button