Në një shpërthim në Siri e kanë humbur jetën të paktën 18 njerëz

Gjatë një shpërthimi në pjesën veriore të Sirisë, e kanë humbur jetën të paktën 18 njerëz, ndërsa një numër i madh janë plagosur, kumtuan aktivistët opozitar sirianë. Tani për tani nuk dihet arsyeja për shpërthimin.

Mbrojtja civile opozitare siriane, e njohur si “helmetat e bardha”, theksoi se shpërthimi ka ndodhur sot në fshatin Sarmada, në afërsi të kufirit me Turqinë, ndërsa në të “janë vrarë dhe plagosur më shumë se dhjetëra persona”. Në incident është shkatërruar një ndërtesë pesëkatëshe dhe një numër i madh i viktimave janë nën rrënoja.

Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër, kumtoi se e kanë humbur jetën 18 persona, por nuk konfirmohet nëse viktimat janë civilë.

Qendra thekson se ka shpërthyer një depo për armë në bodrumin e një ndërtese.

Në ndërkohë, forcat siriane të sigurimit luftojnë kundër kryengritësve në krahinën Idbil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button