Operacioni për kapjen e vrasësit vijon, prindërit: S’kemi pasur kurrë armë

Ndërkohë që hetuesit vijonë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime, njofton TCH.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje.

Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP