Delawie shfrytëzon një ceremoni me vullnetarë amerikan për të konfirmuar mbështetjen për Kosovën

36 vullnetarë të rinj amerikanë kanë kaluar 10 javët e fundit në Kosovë, si pjesë e programit të trajnimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes.

Ata sot janë shpërblyer me mirënjohje nga ambasadori amerikan në Kosovë, dhe zyrtarisht do të fillojnë shërbimin e tyre si mësimdhënës të gjuhës angleze anë e mbanë Kosovës, njofton Koha.net.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie theksoi se puna dhe përkushtimi i këtyre të rinjve është simbol i lidhjeve të forta diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Sipas tij, Korpusi i Paqes paraqet kontributin amerikan në botë e në Kosovë.

Kurse, Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi , u shprehi mirënjohje vullnetarëve amerikan sepse arsimi në Kosovë ka nevojë për depolitizim dhe përzierje kulturore.

Ndërkaq, Drejtoresha e Programit të trajnimeve në Korpusin e Paqes, Karen Scheuerer falënderoi të gjitha ato familje që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe me mikpritje kosovare i pranuan vullnetarët si anëtarë të familjes së tyre.

Vullnetarët janë shprehur shumë të kënaqur me pritjen në Kosovë, e disa nga ta, e kanë bërë këtë në gjuhën shqipe.

Që nga viti 1961, mbi 200.000 amerikanë kanë shërbyer në Korpusin e Paqes në 140 vende të ndryshme. Kosova u bë vendi i 140-të në qershor të vitit 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP