Largimi mes lotësh i Iniestës, Barça zgjedh kapitenin

Barcelona ka programuar të ardhmen e saj, e tashmë ka përzgjedhur edhe kapitenin e ri.

Pas largimit mes lotësh të Andres Iniestës, i cili qëndroi për plot 22 vite në ekipin katalanas, e që tashmë ka zgjedhur ta vijojë karrierën e tij në Japoni, pasardhësi i tij që do të mbajë shiritin e kapitenit do të jetë pikërisht Lionel Messi, transmeton Top Channel. 

“Numri 10, i cili ka qenë zv.kapiten prej vitit 2015, këtë sezon do të jetë kapiten i skuadrës, duke mbajtur kështu në krah një shirit, që në 10 vitet e fundit ka shkëlqyer në krahët e legjendave të tjera të klubit, si Puyol, Xavi dhe Iniesta”, lexohet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të internetit të Barcelonës.

Por, titulli i njoftimit ishte i çuditshëm…“Katër kapitenët e sezonit 2018-2019”.

Kjo nënkupton se, veç gjestit vlerësues kundrejt Messit, Barcelona ka zgjedhur edhe ata që do të qarkullojnë shiritin e kapitenit në rast mungese të “pleshtit”, e janë jo pak por 4 të tillë: Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto.

Por, nëse zgjedhja e 3 të parëve nuk habit aspak, pasi janë ndër lojtarët veteranë të skuadrës në dispozicion të trajnerit Valverde, vlerësimi ndaj Sergi Robertos, i cili u katapultua në ekipin e parë nga viti 2013, është një sinjal i rëndësishëm.

Simbol në fakt se, i ardhuri nga akademia katalanase e futbollit do të jetë një lojtar kyç i Barçës së sotme dhe i së nesërmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP