Arsyeja pse fëmija i parë krijon një lidhje më të fortë emocionale me nënën e tij!

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit fëmijët që kanë lindur të parët janë më të shoqërueshëm dhe më të lidhur emocionalisht me nënat e tyre sesa fëmijët që lindin më pas.  Sipas një studimi i cili përfshiu 55 nëna të cilat u vëzhguan ndërsa luanin me fëmijët e parë dhe fëmijën e dytë u vu re se fëmija i cili kishtë lindur i pari i dëgjonte më shumë sugjerimet e nënës së tij dhe shfaqte më shumë kënaqësi ndërsa luante me të. Për më tepër fëmijët e parë janë shumë të shoqërueshëm edhe me të rriturit e tjerë, shkruan Bordo.al 

Dr. Diane Putnik e cila udhëhoqi këtë studim nga Institucioni kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor Eunice Kennedy në Maryland tha : “Fëmijët e parë mund të jenë më të afërt dhe të lidhur emocionalisht me nënat e tyre pasi ata kanë avantazhin e të paturit kohën dhe vëmendjen e të dy prindërve në dispozicion në vitet e tij të para të jetës. Ndoshta kjo kohë e kaluar me nënat i ndihmon fëmijët që kanë lindur të parët për të zhvilluar aftësi më të mira sociale në raport me të rriturit.

Burimi/Dailymail

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP