Vlorë, të shtëna me armë, dyshohet për 8 të vrarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në një fshat të Vlorës, ku dyshohet të jenë vrarë disa persona si pasojë e të shtënave me armë, transmeton Top Channel. 

Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë ende të pakonfirmuara.

Nga raportimet paraprake, dyshohet për 8 persona të vrarë, nga një 24-vjeçar që thuhet të ketë pasur probleme mendore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button