Spërkatja kundër mushkonjave, Qyteti i Shkupit, me video të vjetër mashtron qytetarët

Qyteti i Shkupit, me video të vjetër rreth një muaj, bind shkupjanët se këtë mëngjes ka spërkatur kundër mushkonjave. Linku i materialit i incizuar nga një avion me shpjegim se është nga spërkatja në mëngjes është vendosur në njoftimin e sotëm nga autoritetet e qytetit dhe u publikua në faqen zyrtare të internetit. Në informacionin për qytetarët, qyteti i shkupit thotë se që nga sot filloi spërkatje intensive dhe më të madhe kundër mushkonjave. Në vend se dy ditë, spërkatja do të zgjasë katër. Por, problemi është se kjo video është ngarkuar në kanalin e YouTube më datën 8 të muajit të kaluar, ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se është nga sot, transmeton Alsat M.

Megjithatë pas publikimit të lajmit nga Qyteti i Shkupit kërkuan falje, nga ku theksojnë se kanë dërguar link të gabuar të videos dhe paralajmërojnë një video të re të spërkatjes kundër mushkonjave për nesër, dhe atë me ftesë deri tek mediat që të mund nga afër ta ndjekin momentin kur aeroplanët do të nisen për të spërkatur kundër mushkonjave.

Edhe pse Qyteti i Shkupit thotë se bëjnë spërkatje, në trupat e qytetarëve shtohen shenjat nga kafshimi i mushkonjave

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP