Grabitje e rëndë në një shtëpi në Shkup
Një autor i panjohur dje ka kryer grabitje të rëndë në një shtëpi në rr. “Franc Preshern” në Shkup.
MPB informon se grabitjen në stacionin policor Karposh e ka denoncuar pronarja e shtëpisë L.Z. (53).
Autori me forcë ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë dy armë zjarri dhe një pistoletë të tipit “Cërvena Zastava M-88”, kalibër 9mm, pronësi e bashkëshortit të saj të vdekur, stoli ari dhe 70 euro, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.
Ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.