Portret me Fitim Selimin: Regjia e zhvillon imagjinatën që mund të preket vetëm në teatër

“Regjia është një profesion i cili e zhvillon imagjinatën. Gjërat e pamundura mund të bëhen vetëm në teatër. Sjell lumturi në shoqëri si dhe pastrim shpirtëror, por siç ka thënë Aristoteli: ‘Mbi të gjitha është edukimi'”, kështu rrëfen dashurinë për regjinë e teatrit, Fitim Selimi, si njëri nga pesë studentët e gjeneratës së parë të regjisë së teatrit në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Fitim Selimi ka lindur më 3 nëntor të 1995-s në fshatin Sllatinë të Tetovës ku edhe ka mbaruar arsimin fillor në shkollën “Eqrem Qabej”. Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën “Kiril Pejçinoviç” ndërkohë që vazhdon studimet për regji të teatrit në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Portalb: Si erdhi deri te regjistrimi në regji të teatrit?

Zgjedhja ime ishte aktrimi, por ‘fatkeqësisht’ nuk u hap dega e aktrimit dhe unë konkurrova në regji teatri. Fati deshi që unë të isha pjesë e paraleles së parë në gjuhën shqipe. Qëllimi është të punoj pa pushim për të bërë shfaqje kualitative dhe më të avancuarat në kohën dhe vendin ku jetojmë.

Portalb: Duke e pasur parasysh se jeni gjenerata e parë e studimeve në regji. Çfarë përparësi dhe mangësi keni?

Përparësia jonë është se kemi dy profesor të shkëlqyeshëm si Mehmet Xhelilin dhe Qëndrim Rijanin, të cilët punojnë me përkushtim të madh dhe na mbështesin gjithmonë dhe në ç’do aspekt. Mangësi se nuk kemi pasur bibliotekën tonë në akademi. Përparësia e gjeneratës ardhshme është se do kenë ish student të cilët kanë diplomuar, dhe ku do të kenë mundësi të udhëzohen për problemet dhe vështirësitë në studime.

Fitim Selimi – nuhatës i problemeve shoqëror

Fitim Selimi vazhdon rrëfimin për regjinë: Teatri duhet t’i pranojë shfaqjet e mija, sepse nuhas problemet shoqërore të cila i vë në pah në skenë. Besoj se kjo është një veti e cila më karakterizon mua, duke mos anashkaluar dhe anën profesionale që më identifikon – përkushtimi në punë deri te gjetja e saj.

Portalb: Sipas kësaj, çfarë ka nevojë publiku të sheh në teatër?

Të gjitha shfaqje – provimet e deritashme kanë qenë të llojit komedi, ndaj të cilit do të vazhdoj të qëndroj besnik. Ajo tregon se sa e këndshme është jeta, dhe nëpërmjet që qeshurës përcjell mesazhe te publiku. Ajo mundëson që publiku të del sa më i kënaqur nga teatri, që më pas ta vizitojnë përsëri.

Një qytet pa teatër, është si një qytet pa banorë

Fitim Selimi vazhdon rrëfimin për rëndësinë e artit: Arti është veprimtari krijuese, e shpikur nga njeriu, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtetë, që ka një histori të gjatë. Teatri është pasqyra e ç’do qytetit. Një qytet pa teatër, është si një qytet pa banor.

Edhe pse ende në studime, Fitim Selimi tashmë ka hedhur në skenë edhe shfaqjen e parë dhe ajo ka qenë përgjatë studimeve. Bëhet fjalë për komedinë “Raketa” e cila ka qenë e pranuar mjaftë mirë nga publiku.

Teatri i Tetovës të mos jetë zbukurim, por të mbushet me aktorë

Fitim Selimi vazhdon flet për planet në regjinë e teatrit: Në të ardhmen më pret një punë e palodhshme në Teatrin e Tetovës, kjo sepse dëshiroj ta arsyetoj atë për çfarë kam studiuar. Ajo godinë që është në ndërtim, të mos mbetet vetëm për zbukurim, por të sjellë kënaqësi shpirtërore ndaj meje, aktorëve dhe artdashësve.

Teatri nuk është vendi i vetëm ku Fitim Selimi do të hedhë shfaqje. Ai ka një ëndërr, dhe ajo është që të hedh në skenë veprën “Antigona” të Sofokliut, në hapësirën e Kalasë së Tetovës.

Fitim Selimi, student i gjeneratës së parë të regjisë në UT
Fitim Selimi, student i gjeneratës së parë të regjisë në UT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button