Koncert i pianistit shqiptar Robert Bisha dhe Ekspozitë “Pas ylberit” sot në “Verën e Ohrit”

Festivali “Vera e Ohrit” programin e vazhdon me koncertin e pianistit shqiptar Robert Bisha në kishën “Shën Sofia”, si dhe me Ekspozitën e veprave të Kalina Brajkovska e titulluar “Pas ylberit” në Qendrën për kulturë “Grigor Përliçev”.

Për Robert Bishën kritika thotë se është pianist dhe kompozitor tepër i talentuar, improvizues gjenial dhe është një nga multi-instrumentistët më të talentuar sot.  Muzika e tij është bashkëkohore, me elemente të xhazit avangard. Performon në piano elektrike, duke bërë remikse të muzikës origjinale, duke i implementuar teknikat e muzikës klasike me harmoni bashkëkohore dhe elemente të folklorit të pasur shqiptar.

Për artisten Kalina Brajkovska madje kritika thotë se me gëzim e sfidon formën.

Kalina Brajkovska ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në degën e historisë së artit me arkeologjinë me mesatare të lartë. Jeton dhe punon në Shkup, merret me dizajn dhe pikturë që në moshë të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL