SHGM: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor ndikojnë drejtpërdrejtë mbi punën e mediave

Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë u takua sot me përfaqësues të Misionit për mbikëqyrje të ODIHR, me të cilën kanë biseduar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe për referendumin, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi punën e mediave.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani theksoi se pushteti dhe opozita e keqpërdorin referendumin që të sigurojnë financim të propagandës së tyre politike me para publike duke shkaktuar dëme të rënda mbi lirinë e mediave dhe gazetarisë profesioniste.

Selmani, siç njoftojnë nga SHGM, vlerësoi se me këtë zgjidhje ligjore kthehen fushatat e qeverisë nga koha e regjimit të Gruevskit, kur me para publike qeveria bënte fushata mediatike për sukseset në punën e tyre.

Theksoi se pagesa e propagandës politike në mediat me para të qytetarëve do të përforcojë lidhjet koruptive të mediave me partitë dhe do të ndikojë në raportimin e tyre për proceset politike në vend. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë shtypje mbi qeverisë pas përfundimit të referendumit, në mënyrë që këto ndryshime të fshihen nga Kodi Zgjedhor, qëndron në kumtesën e SHGM-së.

Për Selmanin është e papranueshme përfaqësues të qeverisë të bëjnë shtypje politike dhe financiare mbi Radiotelevizionin e Maqedonisë në kohë kur ato në mënyrë deklarative janë duke u angazhuar për servilin publik.

Drejtori i SHGM, Dragan Sekullovski e kritikoi sjelljen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili përkundër praktikave të mira evropiane, mundohet të marrë përsipër përgjegjësitë e Agjencisë për media me regjistrimin e  mediave onlajn. Sipas tij KSHZ nuk mund të vlerësojë raportimin e mediave onlajn për referendumin dhe t’i dënojë për raportim të mos balancuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP