Nga niveli fillestar te ai ekspert, 4 mënyra për të guxuar me printin e leopardit

Për aq kohë sa printi i leopardit është kthyer në një trend të fuqishëm këtë sezon, e vetmja gjë që na mbetet të bëjmë, është të mendojmë rreth mënyrave të kombinimit të tij pa humbur stilin, finesën dhe elegancën. Nga i pari te i fundit, të gjithë do të veshim diçka në këtë print, në muajt e mbetur të vitit.Për aq kohë sa printi i leopardit është kthyer në një trend të fuqishëm këtë sezon, e vetmja gjë që na mbetet të bëjmë, është të mendojmë rreth mënyrave të kombinimit të tij pa humbur stilin, finesën dhe elegancën. Nga i pari te i fundit, të gjithë do të veshim diçka në këtë print, në muajt e mbetur të vitit, shkruan revista Class.

Ky artikull është guida e duhur për t’ju treguar 4 mënyra interesante për kombinimin e printit të leopardit në mënyrë që vjeshta t’ju gjejë të përgatitur për tendencat e reja. Nga niveli fillestar deri te ai i ekspertit, kategorizoni stilin tuaj në listën e mëposhtme:

1.Niveli fillestar – Nëse sapo “keni futur këmbët” në këtë trend të ri s’mund të kërkojmë më shumë sesa një detaj të vogël në printin e leopardit. Një shall i lidhur rreth qafës në këtë print do të ishte ideali për kombinimin e një veshjeje zyrtare e me stil për ju.

2.Niveli i mesëm – Nëse e keni kaluar nivelin e parë dhe jeni mësuar me idenë se këtë vjeshtë duhet të jeni edhe ju pak “leopard”, jeni në vendin e duhur. Një fund me këtë print do t’ju bënte të dukeshit në një hap me tendencat e reja.

3.Niveli i avancuar – Një pardesy e gjitha në printin e leopardit do t’ju fuste zyrtarisht në lojën e printeve të kafshëve. Trajtojeni si neutrale dhe kombinojeni atë me ngjyra që guxojnë, të tilla si bluja apo jeshilja.

4.Niveli ekspert – Nëse printi i zakonshëm i leopardit ju duket diçka e vogël, guxoni për printin me ngjyra. Ashtu sikurse Tom Ford ka sugjeruar printin e leopardit në ngjyrë jeshile, bashkohuni edhe ju me të duke miksuar dhe printe të tjera nga mbretëria e kafshëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button