Pse e hapim gojën sa herë që përdorim maskaran? Përgjigjet ekspertja

Shikoni edhe vajzën më të bukur që përdor rimel, dhe nëntë nga dhjetë herët e këtij rasti, janë me gojë të hapur, sikur je në një gjendje habie të dukshme. Meqenëse arsyeja pse, kuptohet, është më universale, një eksperte e gjuhës së trupit, Blanca Cobb, kthen një përgjigje të arsyetuar, shkruan Class.

“Fenomeni i hapjes së gojës është një veprim i nënndërgjegjes”,- tha ajo. “Ju nuk e kuptoni se po e bëni.” Megjithëse hapja mund të duket e çuditshme, ajo, në fakt, i shërben një qëllimi. Kushdo që ka provuar të paktën një herë rimelin në qerpikë, e di nuk është një rezultat optimal, prandaj sa herë përdorim mascara-n, përpiqemi t’i mbajmë sytë hapur që ta realizojnë qëllimin më mirë:

“Dy nerva të ndryshëm kontrollojnë muskujt që hapin dhe mbyllin gojën dhe qerpikët e sipërm. Këto nerva janë të vendosura afër njëri-tjetrit në trupin tonë”,- tha Cobb. “Teoria kryesore për arsyen pse hapet goja kur ju aplikoni rimelin është sepse nervat veprojnë njëkohësisht.”

Sapo të mësoni aplikimin e rimelit në këtë mënyrë, mund të jetë e vështirë për ta zhdukur me vetëdije këtë veprim. “Është sjellje e përforcuar”,– shton Cobb. “Ju vetëm e kuptoni kur funksionon, kështu që vazhdoni ta aplikoni rimelin në këtë mënyrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP