Referendumi për emrin, KSHZ tregon sa është numri i votuesve dhe si do të votojë diaspora

Në Listën Zgjedhore që sot është vendosur për kontroll publik për referendumin për emrin i cili është caktuar që të mbahet më 30 shtator, gjithsej janë regjistruar 1.805.700 qytetar, njofton Portalb.mk.

Më së voni deri më 7 shtator KSHZ do ta mbyll Listën Zgjedhore në të cilin do të kryhen të gjitha ndryshimet që dalin nga kontrolli, kështu që pritet që numri i votuesve të ndryshohet.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska sot në konferencë për shtyp përpara gazetarëve sqaroi se çdo qytetar, mund të bëjë ndryshime në Listën Zgjedhore me dokumente përkatëse. Në lidhje me vërejtjet se në Listën Zgjedhore ende gjenden emra të shumë personave në një adresë, ajo tha se KSHZ Listën Zgjedhore e ndërton me të dhëna nga MPB, Zyra e Punëve të Brendshme dhe gjykatave themelore të Maqedonisë. Kushtet për regjistrim në Listën Zgjedhore janë që personat të jenë shtetas të RM-së, dhe të jenë mbi 18-të vjeç.

Ajo tha se vetëm me dorëzim të dokumenteve të caktuara KSHZ mund të bëjë ndryshim të Listës Zgjedhore dhe se qytetarët gjatë ndryshimet të vendbanimit duhet që të bëjnë ndryshim të adresave në letërnjoftime.

Kontrolli publik, që mbaron me 23 gusht në mesnatë, do të kryhet në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike në internet faqen e Komisionit. Qytetarët gjatë kontrollit duhet që të identifikohen me tregim të letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme, ndërkaq kontrolli në internet mund të bëhet nëpërmjet numrit amë, adresës ose emrit dhe mbiemrit.

“Çdo qytetar ka të drejtë që të dorëzojë kërkesë deri te KSHZ që të mos i publikohet adresa e tij në Listën Zgjedhore për arsye sigurie. Kërkesa e qytetarit mund të dorëzohet në departamentin rajonal ose zyrën e KSHZ-së, sipas vendit të tij të banimit”, tha Guguçevska.

Njëkohësisht, me kontrollin publik, sot fillon edhe paraqitja për deklarimin e diasporës në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit që gjithashtu zgjatë deri më 23 gusht. Shtetasit e Maqedonisë të cilët përkohësisht punojnë ose qëndrojnë jashtë vendit për votim jashtë vendit mund të paraqiten drejtpërdrejt në përfaqësitë konsullore ose nëpërmjet ueb-aplikacionit https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/ , e cila është e publikuar në ueb-faqen e KSHZ-së.

KSHZ do të hapë vendvotime në të gjitha përfaqësitë konsullore ku për votim do të paraqiten mbi 10 votues, ndërkaq në përfaqësitë ku do të ketë më shumë se 1.000 të paraqitur do të hapen edhe vendvotime shtesë.

Në ato ambasada të Maqedonisë dhe zyrat konsullore, ku nuk ka kuadër të mjaftueshëm do të organizohet sqarim për diasporën, por ashtu siç tha Guguçevska, do të dërgohen komisione zgjedhore nga Maqedonia.

Votimi i diasporës do të mbahet më 29 shtator, një ditë përpara ditës së referendumit, nga ora 07 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të përfaqësisë konsullore.

Pjesëtarët e diasporës kërkesën për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore gjatë kohës së kontrollit publik mund ta dërgojnë në mënyrë elektronike deri te KSHZ më së voni deri më 23 gusht në mesnatë.

2 thoughts on “Referendumi për emrin, KSHZ tregon sa është numri i votuesve dhe si do të votojë diaspora

  1. ju lutem na udhzoni se si te votojm ne menyr elektronike per referendumin e emrit te Maqedonis

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP