Vetëvendosje e quan antikushtetues draft-statutin për AKS-në

Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave Serbe, duke e quajtur antikushtetues, raporton KTV.

Deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, tha se përmes protestave, kjo parti do ta ndalojë presidentin Hashim Thaçi që ta dëmtojë edhe më shumë Kosovën. Ndërkaq, Arbërie Nagavci deklaroi se ideja e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve është e rrezikshme.

Me protesta e forma të ndryshme, Lëvizja Vetëvendosje do të mundohet ta ndalojë dëmtimit e territorit të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi.

Partia e Albin Kurtit ka kundërshtuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave Serbe, duke e quajtur antikushtetues.

Sipas zyrtarëve të kësaj partie, Gjykata Kushtetuese më herët ka konstatuar se 23 nene që lidhen me themelimin e AKS-së janë antikushtetues.

Dhe bazuar në këtë dokument, i cili sipas tyre, është hartuar nga njerëz kryesisht nga veriu dhe të diktuar nga Beogradi, bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Ndërkaq, deputetja tjetër e kësaj partie, Arbërie Nagavci, ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi sa i përket “korrigjimit” të territorit të Kosovës.

Duke iu bërë thirrje institucioneve që të parandalojnë këtë, Nagavci ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës nuk do të ketë mundësi shqyrtimi apo ndërhyrje në draft-statut, pasi ai do të dërgohet direkt në Bruksel.

Asaj i janë dërguar vetëm transkriptet e takimeve me palët e interesit dhe atë në gjuhën serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button