E mundshme temperaturë e re rekorde nga vala e nxehtë në Evropë

Evropa përballet me valën e  të nxehtit, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se në ditët e ardhshme, mund të “bie” rekordi i temperaturave, lajmëron Bi-Bi-Si.

Rekordi evropian sa  takon temperaturave është 48 gradë Celsius,  të matura në Athinë në korrik të vitit 1977.

Parashikimi për Spanjën Jugore dhe Portugalinë të premten dhe të shtunën është 47 gradë Celsius.

Mediumet në Evropë kanë publikuar fotografi të liqeneve të shterura dhe lumenjve të thatë si dhe njerëzve të cilët freskohen në çezma dhe mundohen të fshihen nën ombrella.

Shërbimi meteorologjik kombëtar spanjoll doli me paralajmërim deri te qytetarët duke thënë se vala e të nxehtit do të jetë “intensiv veçanërisht në jugperëndim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button