Berisha i revanshohet Thaçit – quhet “qen”, njeri që ka tradhtuar bashkëluftëtarët dhe i përmendet shitja e organeve

Pas sulmit të rrufeshëm të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili hodhi akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, një portal i Shqipërisë, pronë e djalit të Sali Berishës, ka sulmuar presidentin kosovar, transmeton Periskopi.

 Portali Syri.net, ka publikuar në ballinë një dialog imagjinar mes Hashim Thaçit dhe një iriqi.

Në këtë dialog, Hashim Thaçi quhet “qen” dhe në njërën prej fjalive kinse të theksuara nga Presidenti, thuhet kështu: “Po. Ashtu e kam pasur. Por dua të të sqaroj. Se ti je iriq dhe unë kam frikë nga gjembat. Pandehnin se quhesha gjarpër nga që doja të helmoja serbët. Hahaha, në fakt më thërrisnin kështu se ditë natë veç fshihesha. Shokët luftonin unë rrija në hotel në Tiranë. Pastaj ikja në Zvicë, në Gjermani. Më vonë shisja organe, zemra, veshka, mëlçi. Eh, sa para fitova atëherë! Kur u çliruam me ndihmën e Amerikës erdha në Kosovë e lokal më lokal sajoja histori lufte. Ja, kaq u desh, gjarpëri mori pushtetin dhe u bëra kryeministër e president. Po të dua bëhem dhe mbret.”

Më poshtë, Iriqi pyet Thaçin se përse ka reaguar ndaj Sali Berishës.

Ndërsa, Thaçi, sipas portalit, përgjigjet: “Se kam rënë dakord me Vuçiç të shkëmbejmë territore. Ai merr Mitrovicën, ne Luginën e Preshevës. Kur thamë se e mbyllëm, Saliu na kthen atje ku ishim. Thotë se asnjë centimetër Kosovë nuk duhet të lëshojmë.”

Dialogu vazhdon edhe më tej, deri te shitja e organeve, ku Thaçi i përgjigjet pyetjeve të iriqit.

DIALOGUN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU!

Debati i ashpër mes Thaçit e Berishës, shpërtheu pasi Sali Berisha kritikoi Presidentin e Kosovës për përpjekje që të bëj shkëmbime territoriale me Ksovën. Pas këtij reagimi, Thaçi e akuzoi Berishën duke thënë se ish-kryeminsitri shqiptar, ka strehuar Bin Ladenin dhe Arkanin, si dhe ka bërë tregti me Millosheviqin në kohën kur Kosova luftonte kundër regjimit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button