Ngjyrat e flokëve që do të dominojë vjeshtën vijnë nga Londra dhe janë të parezistueshme

Tendencat e ngjyrave të flokëve gjatë verës ndiqen gjithmonë nga plazhi ose prekjet e rrezeve të diellit, por në fund të stinës së nxehtë, nisin të shfaqen edhe nuancat e reja që do të dominojnë vjeshtën. Për këtë sezon, londinezët janë duke u përpjekur të sjellin disa tendenca të cilat nuk janë tipike për vjeshtën, shkruan Class. Megjithatë, më poshtë janë specialistët ata që argumentojnë pse duhet të jenë këto katër nuanca në flokë dhe pse po kthehen shpejt në trendet e sezonit të ri.

Ndër të tjera, ata rrëfejnë se çfarë duan më shumë klientët pasi kthehen nga plazhi dhe, natyrisht, çfarë u propozojnë ata më shumë në këtë periudhë, kur dëmtimi i flokëve është më i madh për shkak të rrezeve të diellit.

Dhe meqenëse tendencat kanë nisur të përqafohen shpejt në Londër, në të tjerët nuk kemi asnjë kundërshtim për t’i ndjekur apo jo?

Tonet e ngrohta

“Për mua, tonet e ngrohta janë, përfundimisht dominuese”,- thotë Anna Short, drejtoreshë e ngjyrave në sallonin ‘Daniel Galvin’. “Kam parë shumë tone të gështenjës që janë kthyer në më të ëmbla. Bakri është gjithashtu një ngjyrë që u rri për shtat të dy ekstremeve, bionde dhe brune. Por nëse doni të eksperimentoni më shumë në këtë sezon, brune apo binde qofshi, Short sugjeron ngjyrat e ngrohta. “Shumë vajza po përpiqen të duken më natyrale këtë sezon, më të freskëte dhe njëkohësisht më afër vetes. Ngjyrat e ngrohta u japin mundësi për ndryshim, por i bëjnë gjithashtu flokët edhe më të shëndetshëm.

Balayage

Flokët balayage vazhdojnë të jenë trend edhe për vjeshtë 2018 dhe një prej tendencave më të pëlqyera mes VIP-ave. Pas teknikave të shumta apo dhe trendeve te ndryshme që varionin nga ngjyra e kuqe deri tek bionde mjalti apo dhe platin, balayage vazhdon të mos lëvizë nga tendencat e ndryshme duke mbetur si një ndër teknikat më të preferuara të flokëve të lyer.

Ngjyrat e zbehta

Short shton se përveç ngjyrave të ngrohta, ajo po sheh gjithashtu shumë tonë të zbehta dhe të bukura, të cilat janë veçanërisht të përshtatshme për sezonin e ri. Nathan Walker, drejtor teknik në Trevor Sorbie, pajtohet me idenë se nuancat pak të purpurta mbi flokë kanë nisur të dominojnë. Ai thotë se klientët e tij po kërkojnë të rregullojnë ngjyrën në mënyrë që ta mbajnë atë sa më gjatë.

Biondja e plazhit

Taylor Ward, specialiste e ngjyrave në ‘Jo Hansford’, tha se shumë gra kërkojnë ngjyra më tradicionale kur vjen vjeshta. “Shumica kërkon një ngjyrë, në dukje të lehtë, për flokët e tyre”,- shpjegoi ajo. Por nuk duhet të jeni vetëm bionde për ta pasur këtë ngjyrë. “Cilado qoftë ngjyra juaj, balayage është gjithashtu një mënyrë e mirë për të shtuar disa tone të lehta në flokë, për të ekuilibruar efektin natyror të diellit”,- tha Ward.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button