SHBA, në një shtëpi shpëtohen 11 fëmijë të uritur dhe të etur

Policia në SHBA ka shpëtuar njëmbëdhjetë fëmijë të mbajtur nën kushte tejet të këqija në një shtëpi në mes të shkretëtirës në shtetin Neë Mexico, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediumet amerikane cituan zyrtarin policor Jerry Hogrefe të ketë thënë se policia ka ndërmarrë një operacion në rajonin Amalia pasi kanë pranuar një denoncim.

Hogrefe ka theksuar se në një shtëpi në mes të shkretëtirës në Amalia janë gjetur 11 fëmijë nga misha 1 deri në 15, në gjendje të uritur, etur dhe të frikësuar.

Ai shtoi se fëmijët ishin këmbëzbathur dhe me rroba jo të duhura, duke shtuar se në shtëpinë ku janë gjetur fëmijët mungonte uji dhe rryma elektrike.

Hongrefe njoftoi se fëmijët e shpëtuar janë marrë nën mbrojtje nga departamenti i shërbimeve sociale dhe se nga pesë persona të rritur që gjendeshin në shtëpi, policia ka arrestuar dy të armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button