Tetovë, tre djem janë përleshur fizikisht, njëri është therur me thikë

Tre djem të ri janë përleshur fizikisht mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre është therur me thikë.
“Më datë 04.08.2018 në orën 22.50 është denoncuar se në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë, janë përleshur fizikisht M.P (25) nga fshati Novo Sellë- Tetovë, nga njëra anë dhe N.R (18) nga lagjja Drenovec të Tetovës dhe V.B (19) nga fshati Cerovë të Tetovës. Gjatë përleshjes me thikë është therur V.B. I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa më pas është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, bëjnë të ditur nga MPB.
Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP